Telegrafi

Çifti me parashutë përplasen për linjat energjetike, çfarë panë dëshmitarët ishte vërtet tmerruese (Video)

Turistët që gjendeshin në një bregdet bërtitën në horror kur një çift që gjendeshin në një parashutë u përplasen për një linjë energjetike – në një aventurë që shkoi tmerrësisht keq, në një vendpushim turistik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas goditjes së kabllove, çifti edhe më tej mbeti i lidhur për to, kur ato lëvizën në mënyrë të pakontrolluar.

Policia tani është në kërkim të një burri, i cili e quan veten “Alex Batman”, i cili u arratis pasi çifti u plagos rëndë.

Siç bëhet e ditur, burri që ishte në parashutë po lufton për jetën e tij pas goditjeve elektrike dhe kockave të thyera të shumta, pas incidentit në vendpushimin Dzhubga në Rusi.

Ndërsa, e dashura e tij 21 vjeçare pësoi goditje elektrike dhe gërvishtje të rënda në makthin e Detit të Zi. /Telegrafi/