Site icon Telegrafi

Çifti paditet për marrëdhënie seksuale në kishë

Tolu Akintepe, 30-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 29-vjeçare Bunmi i kanë thënë një gjykatësi se ata ishin duke tentuar ta “nxehin” jetën e tyre të ftohur seksuale, raporton gazeta britanike Daily Metro. Ata ishin kapur në vepër nga prifti i një kishe të vogël në Ikeja, një lagje në periferi të Lagos.

Prifti Gbenga Akhiomu ka kërkuar nga ata që të paguajnë 100 euro për dëmet dhe për përdhosjen e altarit. Ai gjithashtu ka kërkuar nga ata të pastrojnë altarin dhe të luten për falje.

Për çudinë e gjykatësit dhe njerëzve të pranishëm në gjykatore, çifti i ka thënë gjykatësit Judge Ifeanyinwa Okenwa se ata janë të martuar që katër vite dhe se jeta e tyre seksuale u ishte bërë bajat.

"Gruaja ime gjithmonë më thoshte se dëshironte ta ngjallë jetën tonë seksuale në një mënyrë të çuditshme”, ka thënë Akintepe.

"Mendova se do të ishte emocionuese nëse do ta bënim në kishë, duke pasur Jezusin mbi ne duke na shikuar. Mendova se ishte pak si aventurë. I tregova gruas time, dhe asaj i pëlqeu shumë ideja", ka shtuar ai

Gjykatësi ua tërhoqi vërejtjen çiftit që të kanë më shumë respekt për institucionet fetare. Ai urdhëroi që ata të paguajnë dënimin prej 100 eurosh. Në anën tjetër, çifti është paraqitur vullnetarisht për të pastruar kishën një javë rresht.

Exit mobile version