Telegrafi

Çifti padit McDonald’s-in për fotografitë lakuriqe

Phillip Sherman thotë se rastësisht e ka lënë telefonin e tij, së bashku me fotografitë, në një McDonald’s në qytetin Fayetteville të Arkansasit, raporton BBC.

Ai ka thënë se personeli i kishte thënë se do ta sigurojnë telefonin derisa ai do të kthehej për ta marrë.

Por çifti Sherman pohon se është dashur të zhvendosen nga shtëpia e tyre pasi që emri, adresa dhe numri i telefonit të gruas së tij u paraqiten online së bashku me fotografitë.

Tina Sherman thotë se ajo filloi të pranojë telefonata ofenduese dhe mesazhe tekstuale për fotografitë nga celulari i burrit të saj pasi që e kishte harruar në McDonald’s më 5 korrik të këtij viti.

Çifti më pas zbuloi se fotografitë lakuriqe të cilat ajo ia kishte dërguar burrit në celularin e tij ishin publikuar online.

McDonald’s deri më tani ka refuzuar të komentojë rastin.