Site icon Telegrafi

Çifti me origjinë nga Kosova – prindër të shtatë fëmijëve – gjendet i vdekur në apartamentin e tyre në Francë, dyshohet se janë therur me thikë

Mëngjesin e ditës së martë, policia – pasi theu derën – zbuloi trupat e pajetë të një çifti në banesën e tyre në Epinal të Francës.

Sipas mediave franceze, përcjell Telegrafi, ata ishin alarmuar nga fqinjët që dëgjuan klithma të një përleshje, rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Ndërsa sipas informacioneve fillestare, çifti kanë shtatë fëmijë të moshës 5 deri në 21 vjeç.

Kur mbërriti ndihma e shpejtë, trupat e prindërve (të lindur në 1977 dhe 1978) ishin pa jetë.

Dhe elementet e para të hetimit zbulojnë se ata janë vrarë me thikë.

Katër nga shtatë fëmijët, duke përfshirë dy të rritur, nga kjo familje me origjinë kosovare, janë dërguar në spital, bëjnë të ditur mediat franceze.

Thuhet se ishte më i madhi ai që i kishte dërguar më të rinjtë në shkollë. Në të vërtetë, të tre, 5, 9 dhe 14 vjeç, ishin në shkollë në momentin e tragjedisë.

Sipas dëshmitarëve, familja ishte shpërngulur në këtë lagje më pak se dy vjet më parë.

Nëna, e cila do të ishte viktimë e dhunës në familje, ishte strehuar në disa raste te një fqinj.

Prokurori publik i Epinal, Frédéric Nahon, ka thënë se hetimi është në vazhdim dhe se asnjë hipotezë nuk është “e privilegjuar” për momentin për rrjedhën e fakteve. /Telegrafi/

Exit mobile version