Ka zgjatur vetëm shtatë muaj martesa e çiftit të njohur turk, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, të cilët nuk janë parë bashkë për kohe në publik.
Demet dhe Oguzhan, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
Çifti i njohur, i cilët u tha se kishin një krizë në lidhjen e tyre, nuk ia dolën dot pavarësisht se i dhanë një shans të dytë dashurisë së tyre, shkruan CNN Turk.
Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi transportuesit për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar, dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës së tyre 228-ditore.
Tutje thuhet se aktorja e njohur do të paraqesë në ditët në vijim kërkesën e saj të divorcit në gjykatë.
“Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.
Ndërkohë, Demet e cila konsiderohet si një prej aktoreve më të famshme turke aktualisht po shijon suksesin me serialin e ri “Adim Farah” përkah aktorit Engin Akyurek. /Telegrafi/