Telegrafi

Çifti i njohur, Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham bëhen prindër për herë të dytë

Rosie Huntington-Whiteley ka sjellë në jetë një vajzë.

Modelja, 34-vjeçare, mirëpriti fëmijën e saj të dytë me të fejuarin e saj, Jason Statham, 54 vjeç, dy ditë më parë në Londër, sipas një anëtari të ngushtë të familjes, shkruan DailyMail.

Rosie, e cila është gjithashtu nëna e djalit Jack, katër vjeç, më parë njoftoi se po priste një fëmijë të dytë në një postim në Instagram në gusht të vitit që lamë pas.

Foto: Rosie Huntington-Whiteley/Instagram

Në fund të muajit të kaluar, Rosie la të kuptohej se ishte afër datës së lindjes, teksa hyri në Instagram për të treguar barkun e rrumbullakosur.

Foto: Rosie Huntington-Whiteley/Instagram

Modelja mahniti me fustanin ngjyrë kafe të ngushtë i cili ia vinte në pah linjat dhe theksonte në mënyrë të përsosur barkun e saj.

Dyshja, të cilët kanë një diferencë moshe 20-vjeçare, janë gjithashtu prindër të një djali 4-vjeçar, Jack Oscar, të cilin e mirëpritën në qershor 2017.

Foto: FilmMagic

Huntington-Whiteley dhe Statham janë në lidhje që nga viti 2010. Ata u fejuan në janar të vitit 2016, por ende nuk kanë lidhur martesën.

Çifti janë shumë privatë për lidhjen e tyre dhe mundohen të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes. /Telegrafi/

Foto: AP