Telegrafi

Çifti nga SHBA shpenzoi 118 mijë dollarë për udhëtimin 9-mujor me anije – vizituan 65 vende

Një çift shpenzoi 118 mijë dollarë në udhëtim nëntë-mujor me anije nëpër botë – pasi kuptuan se “jeta është shumë e shkurtër”.

Andrew Kenney, 27 vjeç, dhe gruaja e tij, Ale, 29 vjeç, u nisën në udhëtimin e tyre epik – duke vizituar 150 porte në 65 vende – në dhjetor 2023, transmeton Telegrafi.

Çifti vendosi të niste udhëtimin e madh pasi të dy baballarët e tyre vdiqën – duke mos dashur të prisnin derisa të dilnin në pension për të udhëtuar.

Deri më tani, çifti ka vizituar Australinë, Francën, Grenlandën dhe Bahamas në “udhëtimin e tyre një herë në jetë” dhe thonë se kanë bërë miq në bord.

Andrew ka bërë video si “freelancer” dhe Ale ka bërë video në udhëtimin e tyre.

Ale, teknike farmacie, nga Panama City, Florida, SHBA, tha: “Të dy baballarët tanë vdiqën kur ishin shumë të vegjël dhe nuk mundën të bënin shumë udhëtime”.

“Pasi babai im vdiq, ne thamë se shpresonim të udhëtonim kur të dilnim në pension. Por ne menduam se njëri prej nesh mund të vdiste para se të shkonim në udhëtim, kështu që vendosëm të udhëtonim botën së bashku”, shtoi ajo. /Telegrafi/