Telegrafi

Çifti nga Serbia përgatisin varrin, pretendojnë se e dinë kohën kur do të vdesin – tregojnë se si e kanë llogaritur një gjë të tillë

Branimir Reljiq nga Ljig i Serbisë pretendon se që tashmë e di paraprakisht se kur do të shkojë në atë botë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin i cili në një pllakë përkujtimore, të cilën gruaja e tij Grana dhe ai personalisht e ndërtuan gjatë jetës së tyre, ata shkruan edhe vitin e saktë të vdekjes.

Një gjë të tillë ata e kishin bërë të “udhëhequr” nga një llogaritje e pazakontë, duke përdorur predispozitat gjenetike të paraardhësve të tij.

“Të gjithë paraardhësit e mi kanë jetuar nga 83 deri në 88 vjet dhe në bazë të kësaj unë duhet të jetoj edhe katër vjet të tjera. Unë nuk e detyrova gruan time, e pyeta nëse donte apo jo, duke pasur parasysh se është e martuar prej më shumë se gjysmë shekulli, edhe pse është gjashtë vjet më e vogël, dhe sipas llogarive të mia do të mbetet rreth tri vite pa mua”.

Ky burrë thotë se nuk ka frikë nga vdekja, dhe se është diçka që duhet bërë, është e natyrshme që njerëzit të lindin dhe të vdesin.

Dhe në pyetjen nëse do të frikësohet nëse llogaritja e tij nuk është e saktë dhe “thirrja vjen me vonesë”, përgjigja është simbolike.

“Nëse Zoti vendos të vonohet me thirrjen, nuk do ta ndryshoj datën e vdekjes në monument, është dhuratë e Zotit”. /Telegrafi/