Telegrafi

Çifti nga Pensilvania shpëton paratë që ua kishte ngrënë qeni

Një çift nga Pensilvania, SHBA, kanë mbetur të tronditur kur kanë parë qenin e tyre Cecil duke i ngrënë 4,000 dollarët me të cilët ata planifikonin t’i paguanin kopshtarët.

Megjithatë, çifti nuk u dorëzua. Ata filluan të përdornin kreativitetin e tyre për të shpëtuar sa më shumë para që mundeshin, nga copat që qeni kishte hedhur në tokë.

Fotografitë e postuara, tregojnë përpjekjet e tyre për të ngjitur copat e mbetura. Ata kanë arritur të shpëtojnë 3,550 dollarë nga 4,000 sa i ka dëmtuar qeni.

Fatmirësisht, banka e njoftoi çiftin se për aq kohë sa shihej numri serial, ata do t’i kthenin atyre paratë e dëmtuara.

“Nuk kam menduar kurrë se do të pastroja para, por me sa duket ka një herë të parë për çdo gjë”, tha zonja Law, duke i dhënë ngjarjes një anë tjetër humori. /Telegrafi/