Telegrafi

Çifti nga Pensilvania shënoi 80-vjetorin e martesës

Një çift nga Pensilvania, të cilët të dy janë 102 vjeç, festuan një moment historik dhe të rrallë – 80-vjetorin e martesës.

Robert dhe Edith Mae Schaum, të cilët u takuan në shkollë të mesme në vitin 1936 dhe u martuan në 1942, festuan atë përvjetor më 26 dhjetor, transmeton Telegrafi.

“Ne e mbështesim njëri-tjetrin”, tha Edith Mae.

“Unë mendoj se sekreti do të ishte të mos flini i zemëruar”, shtoi Robert.

Rekordi Botëror Guinness për martesën më të gjatë është 86 vjet dhe 290 ditë. Rekordi u thye nga Herbert dhe Zelmyra Fisher, martesa e të cilëve zgjati deri në vdekjen e Herbert Fisher në vitin 2011. /Telegrafi/