Telegrafi

Çifti nga Nju Jorku fiton 10 milionë dollarë në lotari

Një çift nga Nju Jorku ka fituar 10 milionë dollarë në greb-greb lotari, që është shpërblimi më i lartë për këtë lloj të lojës së fatit në historinë e lotarisë së këtij shteti amerikan.

Zyrtarët e shtetit Nju Jork njoftuan se tiketa fituese është blerë në Pokipsi, qytet i cili ndodhet rreth 110 kilometra në veri të qytetit të Nju Jorkut.

Komisioni për lojëra të fatit të shtetit Nju Jork ka bërë të ditur se tiketa ishte pjesë e lotarisë speciale me rastin e 50 vjetorit të “Dhjetë milionë dollarë kesh”.

Çmimi i një tikete të vetme për këtë lojë është 30 dollarë. Emri i çiftit fitues nuk është publikuar. Zyrtarët e lotarisë do t’i dorëzojnë çiftit çekun e madh me shumën e fituar të enjten.