Një burrë dhe një grua jetojnë me një dietë “pa ushqime” dhe pretendojnë se mbijetojnë duke ngrënë vetëm supë me perime ose fruta, dhe atë vetëm tri herë në javë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Akahi Ricardo, 36 vjeç dhe Camila Castello, 34 vjeç, që jetojnë mes Kalifornisë dhe Ekuadorit, kanë thënë se kanë harruar se çfarë do të thotë uria dhe besojnë se njerëzit mund të mbështeten vetëm nga ‘energjia që ekziston në univers dhe në vetvete’.
Nëna e dy fëmijëve Camila madje pretendon se praktikoi një shtatzëni ‘frymore’, vetëm duke ngrënë ushqime të ngurta, vetëm pesë herë gjatë nëntë muajve që mbante fëmijën e saj të parë.
“Njerëzit lehtë mund të jetojnë pa ushqim, për sa kohë që ata janë të lidhur me energjinë që ekziston në të gjitha gjërat dhe nëpërmjet frymëmarrjes”, thotë Camila.
“Për tre vjet, Akahi dhe unë nuk hëngrëm asgjë, dhe tani hamë vetëm herë pas here sikur të jemi në një situatë sociale ose thjesht duam të shijojmë ndonjë frut. Me fëmijën tim të parë, unë praktikoja një shtatzënie frymërore. Uria ishte një ndjesi e huaj për mua”.
“Testet e mia të gjakut gjatë të tre tremujorëve ishin të pa të meta dhe unë linda një djalë të shëndetshëm”.
Çifti, të cilët mësojnë kurse për frymëmarrje, pretendojnë se ‘jetesa e tyre pa ushqime’ e ka përmirësuar shëndetin dhe ka lejuar shpenzimin e parave që ruajnë në faturat e ushqimeve për pasionet e tjera.
Akahi tha: “Natyrisht, shpenzimet tona të jetesës janë shumë më pak se shumica e familjeve dhe kjo na ka lejuar të shpenzojmë paratë tona për gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi, si udhëtimi dhe eksplorimi”. /Telegrafi/