Site icon Telegrafi

Çifti nga Anglia kishin shtretërit pranë njëri-tjetrit në spital, dy të moshuarit mposhtën coronavirusin bashkë

Të moshuarit të martuar për 60 vite, luftuan coronavirusin me shtretër pranë njëri-tjetrit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sidney Moore, 77 vjeç dhe gruaja e tij Jean, 76 vjeçe, u dërguan nga shtëpia e tyre në Newton-le-Willows të Anglisë, për në Spitalin Whiston, më datën 10 prill pasi kontraktuan COVID-19.

Çifti u pranua në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe të dy kërkuan që të qëndronin së bashku, kështu infermierët u siguruan që t’i vendosnin shtretërit afër njëri-tjetrit.

Moore i cili tani është në shtëpi me gruan e tij që po shërohet, tha se ishte dëshira e tyre që të përballen me këtë sëmundje së bashku, dhe u sigurua që ata mund t’ia dalin.

Çifti i pandashëm u lirua nga spitali të mërkurën më 15 prill, tani të dy janë në gjendje më të mirë, dhe po shërohen në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version