Telegrafi

Çifti në Rusi bie nga ballkoni i apartamentit të tyre, pas fjalosjes që kishin disa çaste para incidentit – videoja kapi momentin dramatik

Një çift në qytetin e Shën Petërsburgut, në Rusi, i cili po debatonte në ballkonin e apartamentit të tyre, u përball me një moment të papritur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, shihen për tokë duke u fjalosur dhe disa momente, u përplasën me kangjellat dhe më pas bien të dy në tokë, nga ballkoni i apartamentit.

Ata u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime serioze, megjithëse nuk besohet të jenë të rrezikshme për jetën.

Dëshmitarët thanë se të dy, të cilët kanë një djalë të ri, ishin duke debatuar në ballkon rreth orës 10 të mëngjesit të shtunën. /Telegrafi/