Një çift është goditur me një faturë gazi pesëshifrore, pasi, siç pretendojnë ata, nuk kishin dituar se si ta paguajnë për gati dy dekada.
Lee Haynes dhe Jo Woodley u transferuan në shtëpinë e tyre në Tamworth, Staffordshire – Angli, në vitin 2005 – por askush nuk mund të kuptonte se e kujt ishte përgjegjësia e furnizimit me gaz.
Çifti thotë se kanë bërë ‘gjithçka’ për të provuar të paguajnë, por tani ata janë goditur me një faturë të lartë gazi.
Kur çifti u transferua në shtëpinë e tyre në vitin 2005, ata u përpoqën menjëherë të rregullonin të gjitha faturat e shtëpisë, por nuk ishin në gjendje të kuptonin se kush e furnizonte gazin e tyre.
Çifti u trondit kur një letër nga shpërndarësit e gazit Cadent u gjend në kutinë e tyre të postës në mars, duke thënë se donin të inspektonin pronën.
Tre muaj më vonë, ata morën një faturë nga Cadent për 10,824,87 funte.
Dhe fatura zyrtare u shfaq muajin e kaluar, duke i dhënë çiftit 30 ditë për të paguar faturën e lartë – por ata ende nuk janë ende “të sigurt” se kush i ka furnizuar me gaz për 18 vitet e fundit. /Telegrafi/