Site icon Telegrafi

Çifti ndërtoi një tunel që përshkon rrugën drejt një tende në kopsht, në mënyrë që macet të lozin jashtë

Një çift në SHBA ka gjetur një zgjidhje ideale që macet e tyre të kalojnë kohë në hapësira të jashtme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti ndërtoi një tendë në kopshtin e pasmë të shtëpisë, i cili është i krijuar si një formë tuneli, i izoluar me një material që mund të mbrojë macet.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme tuneli fillon nga ambienti i brendshëm i shtëpisë drejt kopshtit të gjelbëruar – macet tani mund të lozin e të marrin ajër të pastër.

“Ishte ideja ime mirëpo burri im ndërtoi gjithçka. Në përgjithësi jam një person me plotë ide”, tha pronarja Anabel Maler.

“Ata ndjekin njëri-tjetrin brenda dhe jashtë në tendë gjatë tërë ditës, ndonjëherë shtrihen duke marrë diell”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Exit mobile version