“Jeta në furgon” është jashtëzakonisht popullore, si për udhëtarët e rinj që përpiqen të kursejnë para, ashtu edhe për influencuesit e rrjeteve sociale.
Së fundmi, Heather dhe Dana kanë shpërndarë pamjet e furgonit të tyre Mitsubishi që dikur kishte shërbyer si automjet zjarrfikës por tashmë është shndërruar në një shtëpi të vogël.
Furgoni i tipit Mitsubishi Fuso FG140 i vitit 2007 thuhet të jetë i preferuari i shoferëve falë cilindrave të tij masiv dhe motorit 4.9 litërsh turbodizel me rrota standarde, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshimet e vetme që çifti i kanë bërë janë ulëset me ngrohje, funksioni Apple CarPlay dhe modifikime tjera në brendësinë e tij.
Gjithashtu, pjesa e brendshme përmban një krevat, një kuzhinë dhe një tualet të vogël me dush. Dhoma e gjumit shndërrohet edhe në një zonë ngrënieje me tavolinë kur çifti ka vizitorë.
Bëhet e ditur se furgoni fuqizohet nga panelet diellore në çati të cilag sigurojnë 1,200 vat energji.
Megjithëse jeta brenda tij është e vështirë, çifti e përshkruan edhe si argëtuese periudhën prej 6 muajsh jetesë në furgon. /Telegrafi/