Kur çiftet mësojnë se do të bëhen prindër për herë të parë, është një moment i mbushur me ndjenja gëzimi dhe emocioni.
Megjithatë, kur marrin vesh se do të bëhen sërish prindër, emocionet janë edhe më të forta.
Një moment të tillë e ka ndarë edhe Kenna Bangerter. Ajo publikoi një video në TikTok së bashku me bashkëshortin duke kontrolluar testin e shtatzënisë.
@kennabang Ive bever cried laughing so hard watching something back omfg #pregnancyannouncement #imcrying ♬ original sound – Noah Kahan
Ata donin të konfirmonin dyshimet e Kennës. Edhe pse bashkëshorti ishte skeptik, testi tregoi se Kenna ishte shtatzënë.
Por jo vetëm që Kenna ishte shtatzënë, por rezultatet dukej se ajo kishte disa kohë shtatzënë pa e kuptuar.
Rezultati i testit i tronditi, por të dy ishin të emocionuar dhe të lumtur.
Reagimi i tyre ka gëzuar dhe ka bërë shumë të qeshin, ndërsa videoja ka mbledhur më shumë se 11.4 milionë shikime dhe mbi 1.3 milion pëlqime. /Telegrafi/