Site icon Telegrafi

Çifti më i vjetër në botë

Të dy janë valltar të pasionuar të valleve klasike, ndërsa ishin njohur gjatë një feste për valltarë seniorë në një qendër shoqërore. Kjo ndodhi në vitin e largët 1983, shkruan Daily Mail. Atëbotë Forrest ishte 72 vjeçar, ndërsa Rose Pollard 65 vjeçare.

U bënë partnerë vallëzimi, por ndërmjet tyre lindi dashuria. Dhe zgjati. Më në fund Forresti mori zemër dhe i propozoi martesë Roses. Ai e pyeti: “Si ndodhi që nuk u martuam kurrë?”. Rose iu përgjigj thjeshtë: “Po ti kurrë nuk më ke propozuar”.

Forrest më pas u ul në gjunjë dhe tha se po i propozonte martesë dhe duhej vetëm ta caktonte datën e dasmës. Rose zgjodhi 19 marsin, ditëlindjen e 100 të Forrestit. Dasma ishte një befasi fantastike për të gjithë të ftuarit të cilët nuk e dinin se po shkonin në një dasmë pasi besonin se Forrest vetëm po festonte ditëlindjen.

Pas martesës Forrest dhe Rose u bënë edhe zyrtarisht çifti më i vjetër i sapomartuar. Para tyre rekordin e mbanin britanikët Harry Corton dhe Edna Holford, të cilët kur organizuan dasmën bashkë kishin 183 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version