Site icon Telegrafi

Çifti më i gjatë në botë

Pasi Wilco dhe Keisha kanë dy fëmijë, të cilët po rriten gjithnjë e më shumë, me siguri së shpejti ata do të shpallen familja më e gjatë. Dali i tyre Lucas është katër vjeç, ndërsa tashmë është i gjatë 1.20 metra (gjatësi që i përshtatet një fëmije 7 vjeçar), derisa vajza e tyre dy vjeçe ka gjatësinë normale prej 91 centimetrave.

Çifti ende fle në shtratin standard dopio, duke iu varur këmbët jashtë. Edhe një problem me të cilin ballafaqohen janë rrobat dhe këpucët. Gjithmonë duhet të vizitojnë dyqanet e specializuara ose të porosisin nëpërmjet internetit, rroba që kryesisht blejnë basketbollistët.

Gjatësia e Wilco Kleef-Boltonit nuk vjen si pasojë e ndonjë çrregullimi, por është një rritje normale në më shumë se dy metra. Edhe bashkëshortja e tij ka një gjatësi natyrore dhe nuk është pasojë e ndonjë çrregullimi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version