Site icon Telegrafi

Çifti mbretëror feston në Gloucestershire

Princi i Wales dhe dukesha e Cornwall morrën pjesë në një festë në rrugë me rastin e ditëlindjes së 90 të mbretëreshës Elizabetë, në Gloucestershire.

Festa ishte pjesë e drekës së madhe ndërsa ky event ishte organizuar në detaj nga Camilla.

“Dreka e madhe” synon që të bëjë bashkë njerëzit, fqinjët në një përpjekje për të përmirësuar shpirtin e komunitetit.

Çifti mbretëror u ftua t’i bashkohet drekës në Brimpsfield, një fshat i vogël por i këndshëm në Gloucestershire, për të festuar me banorët ditëlindjen e Elizabetës.

Charles dhe Camilla ndanë sandviçët dhe pijet me banorët ndërsa u takuan dhe zhvilluan biseda me njerëz të të gjitha moshave për disa orë me radhë.

Të gjithë të pranishmit, kryesisht të rinjtë ishin veshur denjësisht për këtë event, ndërsa Camilla admiroi një fëmijë që ishte veshur me një kostum shik ngjyrë gri.

Charles dhe Camilla u kujdesën të uleshin në disa tryeza për të biseduar me të ftuarit për t’i respektuar të gjithë nga pak.

Charles është parë e dhe të konsumojë birrë ndërsa ka shkëmbyer për orë të tëra batuta me të rinj e fëmijë.

Exit mobile version