Telegrafi

Çifti i martuar për 80 vjet festojnë së bashku ditëlindjen e 100-të

Dashuria e vërtetë ekziston dhe ky çift është këtu për t’i kujtuar të gjithëve rëndësinë e besnikërisë, ndershmërisë dhe respektit.

Historia e Billy dhe Nellie Jones do të ngrohë zemrën tuaj dhe do t’ju bëjë të telefononi personin që doni. Çifti me festimin e ditëlindjes së tyre tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në të gjithë botën.

Billy dhe Nellie kanë lindur me katër ditë diferencë në vitin 1920. Ata shkuan në të njëjtën shkollë dhe Billy kujton herën e parë që u takua me zonjën e tij të mrekullueshme. Ai e dinte që ajo ishte dashuria e jetës së tij.

“Ajo po praktikonte për një shfaqje në shkollën e mesme Savannah në Washington Avenue. Një shok i imi ja bëri me dorë dhe i foli asaj. Unë i thashë, “Kush është ajo” Ai tha: “Kjo është Nellie. Ajo është në klasën time, do të dëshiroje ta takoje?” Ai e ktheu makinën prapa dhe më prezantoi me Nellie”.

Çifti i ëmbël qëndroi së bashku dhe mbijetoi kohërat më të dëshpëruara. Billy dhe Nellie kanë kaluar tetë dekadat e fundit së bashku, duke kaluar të mirat dhe të këqijat së bashku. Ata mbështesin njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme dhe dashuria e tyre është akoma e gjallë, shkruan HealthyFoodHouse, transmeton Telegrafi.

Sot, Billy dhe Nellie kanë tre djem të mahnitshëm, gjashtë nipër e mbesa dhe nëntë stërnipa.

Ditëlindja e tyre e 100-të ishte e veçantë. Familja planifikoi një festë të bukur, por coronavirusi ndryshoi planet e tyre. Epo, ishte një festë. Një festë pak më ndryshe. Të gjithë ndoqën udhëzimet për distancimin shoqëror dhe nuk kishte probleme.

Nellie dukej me të vërtetë e mrekullueshme, gati për festën. Billy mbante një kapelë të veçantë me një shenjë të madhe të momentit historik të tyre.

Nuk ishte një festë e madhe, por Billy dhe Nellie shijuan çdo pjesë të saj.

“Shumë, shumë e dashur, që dikush të bëjë gjithë këtë punë për ne”, tha Nellie.

“Unë jam pa fjalë, gjithashtu, jo pa fjalë që ata më duan, por që dikush do të kalojë nëpër gjithë këtë telashe”, përfundon ajo.

Një këshill nga ta për të rinjtë

“Qëndrimi së bashku për vite kërkon besnikëri, ndershmëri dhe shumë përpjekje. Është më shumë si të rriteni së bashku”, përfundon çifti. /Telegrafi/