Site icon Telegrafi

Çifti kthehen në shtëpi dhe në oborr gjejnë katër arinj të cilët iu vërsulen – pronari i shtëpisë e qëllon me pushkë njërin prej tyre (Video, +18)

Zyrtarët kanadezë janë duke hetuar të shtënat kur një burrë qëlloi me pushkë një ari, që e kishte sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Pamjet amatore shfaqin Lawrence Michalchuk duke iu kundërpërgjigjur nënës së tre arinjve të vegjël që ishin futur në oborrin e shtëpisë së tij në Bella Coola në British Columbia, transmeton Telegrafi.

Ai sapo ishte kthyer në shtëpi së bashku me gruan, pasi kishin vizituar disa miq në qytet. Ndërsa Michalchuk shihet se si fillimisht i shkrep dy plumba si paralajmërim, me shpresën se arinjtë do të largoheshin.

Por, të shtënat vetëm sa e acaruan ariun që iu vërsul burrit derisa gruaja e tij që po filmonte bërtiste nga frika se do ta pësojnë me jetë.

Megjithatë, për ta shmangur më të keqen ai e qëllon ariun në këmbë, duke bërë kështu që kjo kafshë e egër të rrokulliset nëpër tokë. Por, ky veprim i fali këtij burri disa sekonda që të ikë, pasi ariu u ngrit sërish në këmbë dhe iu vërsul.

Raportohet se ariu i ka shpëtuar vdekjes si dhe burri dhe gruaja e tij që u tmerruan kur i panë arinjtë në oborr. Megjithatë policia ka filluar hetimet për të konstatuar nëse ishte e domosdoshme që burri ta qëllonte ariun. /Telegrafi/

Exit mobile version