Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot (e martë) ditëlindjen e tij të 50-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.
Ai dhe bashkëshortja e tij, spikerja Anita Muçaj-Haradinaj, kremtojnë këto ditë edhe 15-vjetorin e martesës.
Këtë ditë, çifti kanë zgjedhur që ta festojnë në bjeshkët e Gllogjanit, vend nga i cili kryeministri ka prejardhjen.
Ka qenë Anita, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku shfaqen bashkë me fëmijët teksa shijojnë shëtitjet në natyrë.
“Ne bjeshket e Gllogjanit ne Shtedim e sfiduam sot forcen, moshen dhe dashurine!!! Ne nder te Ditelindjes dhe ne respekt te 15 vjetorit te marteses jemi ngjit me ecje per 3 ore! Gezuar, se kogja n’forme per 50 vjec Komandant” (sic.), shkruan Anita Muçaj-Haradinaj në Facebook.
Kjo e fundit, në orën 00:00 të datës së sotme, i ka bërë edhe një dedikim romantik bashkëshortit të saj me rastin e ditëlindjes. /Telegrafi/