Telegrafi

Çifti Kamçev sot dëshmonjnë për rastin “Haraçi”

Orce Kamçev dhe Ana Kamçeva sot do të dalin para gjykatësve në Gjykatën Penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Haraçi” ku si të dyshuar janë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski apo ndryshe siç njihet “Boki 13”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçec, e pranoi fajin kurse një ditë më vonë, ai u dënua me tre vite burg për pjesmarrje dhe negociata mes palëve të përfshira në këtë rast korrupsioni.

Në seancë gjithashtu do të jenë prezent edhe dy të akuzuarit Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski – “Boki 13” . /Telegrafi/