Telegrafi

Çifti indian zhytet 20 metra nën ujë, për ta kurorëzuar dashurinë

Të gjithë ne ëndërrojmë një dasmë përrallore, diçka të jashtëzakonshme, në mënyrë që ta kujtojmë përgjatë gjithë jetës.

Një çift nga India si duket realizoi një gjë të tillë, duke u martuar 20 metra nën ujë në brigjet e Chennai, një qytet në jug të vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, V. Chinnandurai dhe S. Swetha u veshën me rroba tradicionale dhe shkëmbyen kurora në një ceremoni Hindu.

Chinnandurai është një zhytës i licencuar, por gruaja e tij tashmë mori mësime si dhe ishte stërvitur me muaj përpara dasmës.

E gjithë ceremonia përrallore u regjistrua para se çifti të kthehej për të festuar me familjen dhe miqtë. /Telegrafi/