Telegrafi

Çifti i pazakontë: Ai është femër, ajo është mashkull (Video)

17-vjeçari Arin dhe 19-vjeçarja Katie, i janë nënshtruar operacioneve për të ndryshuar gjini dhe me këtë rast kanë ndryshuar edhe emrin.

Arin shprehet për ‘The Sun’: “E kam urryer gjithmonë gjoksin tim. Gjithmonë kam menduar se nuk duhet ta kisha. Tani ndihem shumë rehat me trupin tim dhe mund të bëj gjëra meshkujsh pa më parë njerëzit shtrembër”.

Arin dhe Katie (të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës) janë njohur para dy vitesh në një terapi grupi për adoleshentët transeksualë dhe tashmë janë të lidhur si një çift normal. /mapo.al/