Site icon Telegrafi

Çifti i çmendur pas Apple, organizoi “iPad dasmë”

Martesa e cila me siguri shprehte mirënjohjen e jashtëzakonshme për Apple dhe produktet e saj ndoshta shkoi pak si larg. Prifti, lexoi këshillat e martesës nga iPadi.

Kjo nuk i mjaftoi çiftit të ri kështu që dhëndëri e ndërpreu ceremoninë duke nxjerrë iPhone-in dhe duke ndryshuar statusin në Facebook dhe Twitter.

Nusja rrinte e qetë derisa bashkëshorti i saj shpejtë bëri fotografitë nga iPhone, për tu ndarë më në fund nga telefoni i tij i adhuruar dhe për ta puthur nusen. /Telegrafi/

Exit mobile version