Site icon Telegrafi

Çifti i homoseksualëve në Indonezi do të dënohet me 100 goditje me shkop

Dy meshkuj në provincën konservative Aceh në Indonezi do të përballen me dënimin prej 100 goditje me shkopinj, pasi fqinjët i lajmëruan në polici për shkak të marrëdhënieve.

Banorët e një vendbanimi në qytetin kryesor të provincës, Band Aceh kishin paraqitur më 29 mars në polici burrat e moshës 20 dhe 23 vjeç, njoftoi policia.

Sipas saj, çifti kishte pranuar se janë homoseksual dhe kjo është konfirmuar në një video xhirim të bërë nga një qytetar.

Aceh është provinca e vetme me shumicë myslimane në Indonezi, ku zbatohet ligji i sheriatit. Sipas këtij ligji, i cili është vendosur para dy vjetësh në Aceh parashihen deri në 100 goditje me kamxhik për vepër penale kundër moralit, përfshirë edhe raportin gjinor të homoseksualizmit.

Exit mobile version