Një çift që kanë një dallim në moshë rreth 30 vjeçar dhe u takuan gjatë udhëtimit kanë zbuluar se si i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe pothuajse të gjitha pasuritë e tyre jo të pakta, për të jetuar një jetë si nomadë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Miriam, 34 vjeç, nga Hollanda dhe Peter, 64 vjeç, nga Zelanda e Re së fundmi janë gjendur në Bullgarinë Juglindore, ku ata aktualisht qëndrojnë në malet e Rodopit, destinacioni i fundit në 12 vitet e tyre të jetës nomade.
Çifti nuk ka adresë të përhershme, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin me një çantë shpine plot me sende.
Kur është fjala për mbijetesë, Peter është i ngarkuar me gatim ndërsa Miriam merr rolin e mbledhësit, duke gjuajtur kafshë duke përdorur një hark dhe shigjetë, diçka që ajo e pranon është larg nga jeta e saj e mëparshme.
“Unë u rrita si një vegjetariane”, tregon ajo, duke zbuluar se iu deshën dy vjet për të mësuar se si të bëhet një gjuetare.
Peter dhe Miriam financojnë stilin e tyre të jetesës me kursimet e tyre prej 50,000 dollarësh, duke vlerësuar se shpenzojnë rreth 4,000 dollarë në vit dhe ai pranon se nuk janë të shqetësuar për financat.
Peter shpjegon: “Njerëzit shpesh pyesin se çfarë do të ndodhte nëse do të dilnim nga paratë. Epo do të shkojmë të gjejmë një punë, shumë e thjeshtë”.
Kur është fjala për larjen, sidomos të flokëve të saj, Miriam ka rrëfyer se një gjë të tillë e bën në ndonjë lumë apo përrua, ndërsa në vend të shamponit përdor urinën e saj. /Telegrafi/