Një çift në Zelandë të Re kanë përdorur një metodë interesante për të shitur vilën e tyre piktoreske.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lawrance Simpson dhe Clarissa Turner u zhveshën për një foto që përdorën për të reklamuar shtëpinë e tyre në Ishullin Jugor të vendit.
“Nuk ishte ndonjë lloj strategjie marketingu, thjeshtë menduam se do të ishte qesharake, reklama tashmë ishte hapur kështu që e bëmë foton për të qeshur”, tha Simpson.
Simpson dhe Turner zgjodhën aktivitete të zgjuara për të mbuluar pjesët e tyre të trupit për foto.
Toka e tyre ndodhet tre kilometra larg qytezës Franz Josef/Waiau. /Telegrafi/