Një çift nga Filadelfia festoi martesën me protestuesit e “Black Lives Matter” pasi planet e tyre u anuluan për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kerry Anne Perkins dhe Micheal Godon ishin parë jashtë hotelit Lugan, kur qindra njerëz morën pjesë në një marsh për të nderuar George Floyd.
Ata vendosën të ndajnë festimin e tyre me demonstruesit, ndërsa protestuesit shpërthyen me brohoritjet e urimit.
Një video e publikuar në mediet sociale, tregon Perkins dhe Gordon që mbajnë duart e shtrënguara ndërsa tingulli i baterive dëgjohet në sfond.
Çifti më pas vazhdoi marshimin me protestuesit gjatë rrugës për në City Hall./Telegrafi/