Telegrafi

Çifti i famshëm shqiptar po incizonte, në prapavijë shfaqet rastësisht “posta e cila është gjithkah”

Me siguri se e njihni një prej çifteve më të dashura të Instagramit, Rinorin dhe Njomzën, të njohur në Instagram sikur “couple.rn.

Përshtatja në stil të veshjes e jetesës, kombinuar me dashurinë që nuk hezitojnë t’ia shfaqin tërë kohën njëri-tjetrit, ka bërë që Rinori e Njomza të jenë prej çifteve më të preferuara.

Por, një gjë interesant ka ndodhur teksa këta dy po incizonin për videon e tyre të radhës në bashkëpunim me agjencinë Onima.


Ndonëse ndodheshin në një vend larg qendrës së qytetit dhe në fusha të pabanuara, prapa tyre shihet në rrugë duke kaluar një furgon i postës N’POST.

Interesante është fakti se gjithçka ka ndodhur rastësisht dhe më interesant e bën fakti kur N’POST njihet sikur posta që “përnime janë gjithkah”.

Përndryshe, këtë moment mund ta shihni në KËTË VIDEO duke filluar nga sekonda 1:43 ose edhe më poshtë në postimin e postës N’POST.