Lisa Blatch, pronare e një dyqani dekorimesh e stolishë në Essex të Anglisë, gjeti se i mungon një qafore dhe nisi të shohë filmimet e kamerave të sigurisë.
Ajo mbeti e hutuar kur kuptoi se stolinë në vlerë të 70 eurove e vodhën një qift i thinjur, që ishin të veshur shumë mirë, transmeton Telegrafi.
“Nuk mund të besoja, ata ishin elegantë dhe shumë të sjellshëm. Sikur të mos i kisha filmimet, kurrë nuk do të besoja”, ka thënë Blatch.
Megjithëse ka kërkuar që të mos turpërohen ata në publik, policia i ka shpërndarë pamjet, nga frika se ata mund të vjedhin edhe nëpër lokale të tjera. /Telegrafi/