Site icon Telegrafi

Çifti edhe zyrtarisht po shkurorëzohen, Tuba dhe Onuri ndan pasurinë milionëshe

Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak pas 5.5 vjetëve martese edhe zyrtarisht kanë vendosur të shkurorëzohen.

E gjithë kjo pasi që Tuba dhe Onur nuk janë pajtuar që të dy të angazhohen në të njëjtën kohë në projekte filmike pasi që fëmijët po mbeten pa përkujdesje të nevojshme, transmeton Telegrafi.

Tashmë është përcaktuar edhe data e mbajtjes së seancës gjyqësore e ndarjes së tyre, të cilët kanë dy vajza, Topran dhe Maya.

Lexo po ashtu Edhe një dëshmi më tepër rreth ndarjes: "Asi’ në krah të aktorit të serialit “Ezel” (Foto)

Këto të dyja, sipas një marrëveshje paraprake, do të mbesin nën mbesin nën kujdesin e nënës deri në moshën 18-vjeçare ndërsa do të vizitohen prej të atit sa herë që të donë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu çifti thuhet se janë marr vesh edhe sa i përket ndarjes së pasurisë, ku aktores i ka takuar banesa me dy pishina që kushton dy milion dollarë dhe një veturë e tipit më të ri të Mercedesit.

Aktori ka marrë një banesë që kap vlerën prej një milion dollarë dhe disa vetura të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version