Telegrafi

Çifti do të martohet pas 40 vitesh larg njëri-tjetrit

Chester Locke ishte ndaluar për të parë Christine Orchardin, nga qyteti Taunton kur kishte mbetur shtatzënë në moshën 16-vjeçare. Prindërit e saj i kanë ndihmuar asaj që të rris bijën e saj Tracy.

Por Tracy vendosi të gjej babanë e saj natyral para pak kohe dhe romanca e prindërve të saj filloi sërish, raporton BBC.

"Qëllimi im fillimisht ishte që ta bëj atë të sheh nipërit dhe stërnipin që është rrugës për në këtë jetë”, ka thënë Tracy.

"Asnjëherë nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj ata sërish bashkë. Por kur ata u bashkuan unë u shokova, mirëpo ishte diçka e këndshme.

"Është kënaqësi t’i shohësh të lumtur sikur që është dashur të janë edhe para 40 vitesh", ka përfunduar Tracy

"Të jesh një grua e pamartuar në vitet e 60-ta nuk ishte një gjë e mirë”, ka thënë Christine.

"Prindërit e mi vendosën që ata do të rrisin fëmijën dhe unë është dashur që të shkëpus të gjitha kontaktet me Chesterin. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes që ata të rrisin fëmijën", ka shtuar Christine.

Çifti do të martohet gjatë këtij viti.