Ish-çifti i famshëm, Bradley Cooper dhe Irina Shayk, nuk e kanë problem që të shihen bashkë në evenimente të ndryshme.
Ata janë ritakuar të dielën dhe kanë pozuar për një fotografi të përbashkët derisa po merrnin pjesë në ndejën e “British Vogue and Tiffany & Co. 2020 Fashion and Film Party” në Londër.
Siç njofton revista People, ky organizim është mbajtur pas ceremonisë BAFTA, ku ndahen çmimet nga Akademia Britanike e Arteve Filmike dhe Televizive.
Si gjithmonë, modelja ishte e mrekullueshme me një kostum të ngjitur për trupi në formë fustani. Ndërsa aktori hollivudian kishte zgjedhur një veshje më klasike, gjegjësisht një kostum të zi.
Në fotografinë tyre të përbashkët ishin shoqëruar nga kryeredaktori i versionit britanik të revistës Vogue, Edward Enninful, i cili e ka intervistuar bukuroshen për numrin e muajit mars të revistës. /Telegrafi/