Site icon Telegrafi

Çifti britanik refuzojnë të paguajnë pijet që i kishin porositur, kamarierja i bën për spital duke i rrahur në stilin Kung-Fu (Foto/Video, +16)

Një kamariere në një lokal të natës në Tajlandë u ka dhënë leksion një çifti britanikë, të cilët refuzuan të paguajnë pijet që i kishin porositur.

Rungnapa Peumjai u kishte kërkuar të paguanin pijet që i kishin porositur turistët britanikë që kapin shumën e 27 funteve, por pasi që ata kishin refuzuar të bëjnë një gjë të tillë, ajo vendosi t’ua tregojë qejfin duke i rrahur në stilin Kung-Fu, transmeton Telegrafi.

David Lodge 63 vjeç, ka përfunduar me ënjtje dhe mavijosje në sy nga grushtat dhe shkelmat që ia kishte dhënë kamarierja e zemëruar.

“Do të paguani faturën”, dëgjohej duke bërtitur Pleumjai, derisa gruaja e David po mundohej ta shpëtonte të shoqin që ishte në hall të madh me kamarieren që kishte aftësi të veçanta në artet marciale. /Telegrafi/

Exit mobile version