Site icon Telegrafi

Çifti britanik megjithatë në burg për një puthje në restorant

Aman Najafi dhe Charlotte Adams janë dënuar me një muaj burg, e më pas do të dëbohen nga Dubai, por edhe do të dënohen me 225 euro sepse kishin pirë alkool.

Çifti është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar pasi që një grua akuzoi çiftin se kishin shkelur ligjet për ndalimin e puthjes në buzë në një restorant.

Çifti paralajmëroi se do të ankohet sërish për vendimin e gjykatës. Ky rast është njëri prej të fundit në serinë e incidenteve gjatë viteve të fundit ku perëndimorët shkelin ligjet strikte në Dubai, që kanë të bëjnë me sjelljen e hijshme në publik. /Telegrafi/

Exit mobile version