Telegrafi

Çifti britanik e ndërtoi për 38 vjet këtë ‘kopsht përrallor’

Një çift në pension ka ndërtuar një “kopsht magjik” e gjitha kjo falë vullnetit dhe kreativitetit të tyre, ndërsa duket edhe si kryevepra e këtij viti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marie dhe Tony Newton, kanë shpenzuar më shumë se 15 mijë funte mbi 38 vjet, për ta shndërruar kopshtin në një “parajsë”.

Kopshti i tyre i vendosur në Walsall të West Midlands në Angli, ndryshe mori edhe emrin “Katër Stinët”.

Ata pretendojnë se kanë mbjellë më shumë se 3,000 lule, pemë dhe shkurre.

Çifti së bashku me familjen e tyre – fëmijët dhe nipërit – kalojnë deri në dy orë në ditë duke mbajtur “gjallërinë e mrekulleshme”, për t’u kujdesur për bimët dhe shkurret.

Vlen të ceket që përkushtimi i tyre është vlerësuar ndër vite, ndërsa  fituan edhe çmimin “Kopshti më i Mirë në Britani”. /Telegrafi/