Telegrafi

Çifti britanik doli nga shtëpia katër minuta para se rrufeja e fuqishme të godiste çatinë e tyre – pamjet kapin momentin

Kamerat kapën momentin kur një rrufe 300 milionë volt goditi çatinë e një çifti britanik.

Dukuria ndodhi në Chalgrave, në Oxfordshire të Anglisë dhe çifti kishte dalë nga shtëpia vetëm katër minuta para se rrufeja të shkatërronte çatinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Oxhaku kishte shpërthyer dhe rrufeja ishte aq e fuqishme sa dëmtoi makinat aty pranë.

Pamjet u kapën nga kamerat e një shtëpie tjetër në lagje.

“Shpëtuam me fat. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse do të kishim qenë brenda. Të dy jemi ende në shok”, deklaroi njëri nga pronarët e shtëpisë.

“Dëmi është masiv; me tri vrima të mëdha në çati dhe dëmtime strukturore rreth kornizave të derës”.

“Nuk e dimë se kur mund të vendosim energjinë elektrike në shtëpi sepse dëmi është kaq i madh”.

“Ndoshta do të duhet të zhvendosemi diku tjetër dhe mund të duhen javë. Edhe fqinjit tonë i janë dëmtuar pajisjet elektrike nga e njëjta goditje. Në makinën tonë ranë tulla nga oxhaku”. /Telegrafi/