Ky është momenti kur një grua arrin ta ruaj gjakftohtësinë derisa po hante hot-dog, pavarësisht se në ato momente ndodh një plaçkitje e armatosur e partneri i saj që ishte ulur me të, largohet me shpejtësi nga frika se mund ta pësojë.
Vjedhja u filmua në një kafiteri të qytetit brazilian Rio de Janeiro, e gruaja që po shijonte darkën me partnerin as që i bën përshtypje plaçkitja e armatosur, transmeton Telegrafi.
Madje refuzon çdokënd që të futet mes saj dhe hot-dogut, e hajnat e armatosur vazhdimisht silleshin rreth saj.
Kur i afrohen ajo me qetësi ua jep telefonin e partnerit që u largua nga frika se mund ta pësojë. E sikur kjo të mos mjaftonte, ua bën me dije para se të largohen me motoçikletë, se kanë harruar helmetën në tavolinën ku ajo ishte ulur.
E pasi që ata largohen, ajo vazhdon ta hajë hot-dogun të cilin duket se po e shijonte në maksimum. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë duartrokitur gruan, të cilës nuk iu tremb syri nga plaçkitja e armatosur. /Telegrafi/