Telegrafi

Çifti Blake Lively dhe Ryan Reynolds dhurojnë një milion dollarë për njerëzit në nevojë

Blake Lively dhe Ryan Reynolds (Foto: Getty Images/Guliver)

Çifti i popullarizuar botëror, Ryan Reynolds dhe Blake Lively, kanë bërë të ditur se kanë dhuruar një milion dollarë për dy organizata për të ndihmuar disa nga popullsitë më të prekshme gjatë pandemisë së coronavirusit (COVID-19).

“Covid-19 ka ndikuar brutalisht të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta. Blake & unë po dhurojmë 1 milionë dollar për t’u ndarë midis Feeding America dhe Bankave Ushqimore në Kanada. Nëse mund të dhuroni, këto organzata kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë ai.

“Megjithëse duhet të distancohemi për të mbrojtur ata që nuk kanë mundësi të vetë karantinohen, ne mund të qëndrojmë të lidhur. Mos harroni të vetmuarin dhe të izoluarin. Facetime, Skype, bëj një video. Mos harroni dashurinë që mund të udhëtojë nëpër të gjithë këtë”, ka shkruar në anën tjetër Lively në rrjetet sociale.

‘Feed America’ operon një rrjet bankash ushqimesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa Bankat e Ushqimit Kanada po ashtu bëjnë të njëjtën gjë në Kanada, vendin prej nga vjen edhe aktori Reynold.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Coronavirus

Sipas të dhënave më të fundit mbi virusin vdekjeprurës coronavirus, më shumë se 6,000 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Në total, më shumë se 162.501 njerëz janë infektuar nga virusi që nga përhapja e tij.

Ndryshe, Tom Hanks, Rita Wilson, Idris Elba, Olga Kurylenko dhe Rachel Matthews janë ndër të famshmit që kanë rezultuar pozitivë me coronavirus. /Telegrafi/