John Henderson dhe gruaja e tij Charlote që të dy nga Austin i Teksasit në SHBA, janë shpallur çifti më i moshuar në botë që janë ende të gjallë, këtë titull ua dha libri i rekordeve Guiness.
John, 106-vjeç dhe Charlote, 105, në total kanë 211 vjet, fakt ky që i bën dyshen më të moshuar në botë, transmeton Telegrafi.
Çifti Henderson kanë një histori dashurie që lirisht mund të thuhet se mund të bëhet edhe film. Ata më 15 dhjetor do të festojnë 80 vjetorin e martesës.
Dyshja u takuan për herë të parë në Universitetin e Teksasit në vitin 1934, ku Charlotte asokohe po studionte për t’u bërë mësuese, derisa John ishte kapiten i klubit të universitetit. Ata u martuan në vitin 1939 dhe shpenzuan vetëm 7 dollarë për dhomën e hotelit ku e kaluan muajin e mjaltit.
Në fakt, John është gjithashtu ish-futbollisti më i moshuar i UT-së. Gjatë 84 viteve të kaluara, ai ruajti traditën duke marrë pjesë në çdo ndeshje të futbollit të ekipit Longhorn.
Që dy gëzojnë shëndet kurse John vazhdon të praktikojë ushtrimet fizike. Dhjetë vite më parë dyshja u vendosën në fshatin Longhorn, emër ky që asocion me Universitetin e Teksasit. /Telegrafi/