Telegrafi

Çifti bashkëshortor nga Teksasi ndërruan jetë nga COVID-19, momentet e fundit i kaluan duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit

Një çift bashkëshortor që për 30 vite ishin të martuar, kanë vdekur së bashku nga COVID-19 pas komplikimeve që ju shfaqen dhe momentet e fundit i kaluan të përqafuar – duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit si dhe të fëmijëve të tyre.

Paul Blackwell, 62-vjeç dhe Rose Mary Blackwell, 65, ndërruan jetë të dielën pasi për dy javë qëndruan të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv të intubuar, ka thënë për CNN, i biri i dyshes Shawn Blackwell, transmeton Telegrafi.

Që të dy ishin arsimtarë në shkollën Grand Prairie në Teksas. Rose Mary ishte arsimtare e gjuhës angleze, kurse Paul i edukatës fizike.

Sipas të birit të tyre, ata kishin punuar deri në momentin kur janë sëmurë. E vendimi për t’i bashkuar në një dhomë erdhi kur mjekët konstatuan se ata nuk kanë gjasa t’i shpëtojnë vdekjes.

“Mjekët na e bënë me dije se nuk ka kurrfarë përparimi, kështu organet vitale filluan të dobësohen me shpejtësi. Unë dhe vëllai im erdhëm në përfundim se duhet t’i bashkojmë dhe të shkojnë në parajsë të përqafuar, dhe duka ia mbajtur njëri-tjetrit dorën”, ka shtuar Shawn Blackwell. /Telegrafi/