Site icon Telegrafi

Çifti bashkëshortor nga SHBA shitën gjithçka që patën, për të jetuar dhe udhëtuar tërë kohën me rulotën që e blenë për 57 mijë dollarë

Një nënë e dy fëmijëve ka treguar se si ka arritur ta bind familjen që të shet gjithçka që kishin për të udhëtuar tërë kohën me rulotën e tyre – duke theksuar se nuk pendohen që hoqën jetë nga stili konvencional i jetesës.

Kearstin Saul, 32-vjeç thotë se gjithmonë kishte ëndërruar të jetoj në një vend të vogël me fëmijët Kinlee, 12-vjeç dhe Zeke, 6, transmeton Telegrafi.

Ajo ndoqi nga pas bashkëshortin 35-vjeç David, i cili shiti shtëpinë e tyre për 320 mijë euro në Asheville të Karolinës së Veriut dhe gjithçka tjetër që kishin në pronësi, për ta blerë një rulotë 14 metërshe në tetor të vitit 2021, për të cilën paguan 57 mijë dollarë.

Derisa David punon si “freelancer” në fushën e inxhinierisë e Kearstin luan rolin e mësuese për fëmijët e tyre, ajo bënë të pamundurën që fëmijët e tyre të mos e humbin as edhe një orë mësimi.

Ata gjithashtu gjenerojnë të hyra përmes kanaleve të tyre në rrjetet sociale, ku promovojnë destinacione të ndryshme turistike. /Telegrafi/

Exit mobile version