Telegrafi

Çifti bashkëshortor nga Gjermania jetuan pa paguar në hotel, pas dy viteve luks u zbulua mashtrimi i tyre – tani duhet të paguajnë 140 mijë euro  

Nga mesi i vitit 2019 e deri më 2021, një çift bashkëshortor së bashku me qenin e tyre bënë jetë luksoze në një hotel me pesë yje në Gjermani, më saktësisht në Visbaden, duke mos paguar për asgjë.

Më saktësisht, çifti gjatë qëndrimit të tyre të gjatë nuk paguan asgjë për akomodim. Sikur kjo të mos mjaftonte, mashtrimi i tyre është zbuluar krejt rastësisht, transmeton Telegrafi.

Tani 60-vjeçarët duhet të japin llogari në gjykatën e Visbadenit për mashtrim të rëndë. Shpenzimet e akomodimit kapin vlerën e 140 mijë eurove.

Burri fillimisht kishte paguar për shërbimet duke i dhënë 5.600 euro, dhe më pas të gjitha llogaritë kishin mbetur të papaguara.

Sipas hulumtimit të SWR, punonjësit i hotelit thotë se mysafirët shpesh janë ankuar për mungesa të shumta.

Ai thoshte se në dhomën e tyre “kishte minj e myk”, kurse gruaja e tij “ka gjetur krimba në sallatë.

Përveç kësaj, të akuzuarit kanë konfirmuar se vuajnë nga kanceri dhe se po shërohet nga Visbaden.

E burrit iu ndalua hyrja në hotel kur u ndërrua menaxhmenti i hotelit, kur mësuan se po qëndronin në hotel pa paguar asgjë. /Telegrafi/