Çifti bashkëshortor nga Florida të cilët nga miqtë dhe familjarët janë përshkruar si të pandashëm gjatë 51 viteve martesë, kanë humbur betejën më coronavirusin.
Ata vdiqën pranë njëri-tjetrit në një afat kohor prej gjashtë minutash, kurse sipas të birit të tyre dukej sikur ata do ta tejkalojnë edhe këtë krizë, transmeton Telegrafi.
Stewart Baker, 74-vjeç, dhe Adrian Baker, 72, kanë qenë të shëndoshë para se më 15 mars të infektoheshin me coronavirus. Stewarti ishte goditur më rëndë nga COVID-19 dhe për këtë ishte dërguar në spital, kurse Adrian kishte simptoma më të lehta për këtë arsye kishte qëndruar në shtëpi.
Por kur e kuptoi se gjendja shëndetësore e Stewartit ishte përkeqësuar dhe se është dërguar në repartin e kujdesi intensiv, vendosi të shkojë në spital, por aty edhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.
E lajmin për vdekjen e tyre e ka ndarë i biri i dyshes, Buddy Baker, i cili pranoi se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë, dhe se duhet bërë zgjedhja e duhur – të qëndrojnë të gjithë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre. /Telegrafi/