Telegrafi

Çifti bashkëshortor jetuan së bashku për 69 vite, vdiqën në të njëjtën ditë e orë – duke mbajtur njëri-tjetrin për dorë (Foto)

Çifti bashkëshortor nga Illinois i Shteteve të Bashkuara, Theresa dhe Isac Watkin kanë qenë të martuar për 69 vite, kurse kanë vdekur në të njëjtën ditë duke ia mbajtur njëri-tjetrit dorën, raportojnë mediat amerikane duke cituar familjarët e tyre.

Isac 91-vjeç kishte mbajtur për dorë bashkëshorten Theresa 89-vjeçe, kur të shtunën ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen e Alzhajmerit. Vetëm 40 minuta më vonë ka ndërruar jetë edhe Isac, transmeton Telegrafi.

“Dashuria e tyre ishte shumë e fortë, sa që nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin as për edhe një minutë”, ka deklaruar e bija e tyre Clara Gesklin. /Telegrafi/