Një çift bashkëshortor kanë qenë duke shëtitur në një plazh të Floridës së Shteteve të Bashkuara, kur kanë hasur në diçka shumë të dyshimtë.
Ata e kanë njoftuar Policinë për këto pako, të cilat përmbanin një sasi prej 20 kilogramësh kokainë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse këto i ka sjellë uji i detit, apo i ka lënë dikush në rërë dhe është larguar.
“Fakti që u gjend një sasi kaq madhe e drogës, tregon se në vendin tonë qarkullon numër enorm i narkotikëve” thuhet në raportin e hetuesve.
Nga shitja e kësaj kokaine, do të përfitoheshin rreth dy milion dollarë. /Telegrafi/